Lajme
Të shtëna masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, raportohet për disa të plagosur
Demokracia
22:50 | 14 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Autoritetet kanë thënë se “shumë” njerëz u qëlluan të shtunën nga të shtënat masive në një supermarket në Buffalo, Nju Jork.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk dihet saktësisht se sa persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por policia tha se sulmuesi i dyshuar ishte arrestuar rreth orës 15:30, sipas kohës lokale.

Njerëzit aty pranë janë këshilluar të shmangin zonën ndërsa policia vazhdon të hetojë.

Guvernatorja Kathy Hochul tha se ajo po “monitoronte nga afër” situatën dhe u kishte ofruar ndihmë zyrtarëve lokalë.

Raportet fillestare për një ngjarje të mundshme me të shtëna masive në dyqan filluan të qarkullojnë në mediat sociale rreth orës 14:30.

Të ngjashme