Sport
Të premten përballja e dytë e “Play-off”-it mes Penzës dhe Prishtinës
Demokracia
14:00 | 14 Prill 2022

Share:

Të premten (nesër) do të zhvillohet përballja e dytë e serisë finale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave ndërmjet Penzës dhe Prishtinës. Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 në Pejë dhe do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Takimin e parë në kryeqytet e fituan vashat pejane me rezultat 58:76, ndërkohë që skuadra kampione shpallet ajo e cila i arrin tri fitore.

Basketbollistet pejane synojnë të ngritin epërsinë e serisë finale në 2:0, ndërsa ato prishtinase të barazojnë rezultatin në 1:1.

Pejanet janë kampione në fuqi dhe do të tentojnë të mbrojnë titullin e kampionit, kurse kryeqytetaset pasi fituan titullin e Ligës Unike synojnë edhe titullin në Kosovë.

Në garat e rregullta, Prishtina kishte 20 fitore dhe asnjë humbje, kurse Penza kishte 15 fitore dhe pesë humbje. Bardhekaltret në gjysmëfinale eliminuan Trepçën, kurse kampionet eliminuan Bashkimin./Demokracia.com/

Të ngjashme