Sport
Tahir Batatina në procedurë disiplinore për shkak të akuzave ndaj gjyqtarit dhe FFK-së
Demokracia
15:32 | 15 Nëntor 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, shkruan Demokracia.com.

Batatina në prononcim për media kishte akuzuar gjyqtarin kryesor Visar Kastratin dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes kundër Gjilanit (0:1), në takimin e vlefshëm për javën e 17-të kampionale.

“Inicim disiplinor ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Motivi: Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes  Llapi – Gjilani, akuzoi gjyqtarin  kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

“Ata që e kanë deleguar Visar Kastratin le të përgjigjen. Nuk është në rregull të anulohen tri penallti për vendësin. Na vjen keq për Gjilanin, por nuk mund ta mbajmë ne në këtë formë. Tri penallti nuk janë akorduar për Llapin dhe gjithçka ka shkuar në dëmin tonë. Këtë fitore ta marrë Visar Kastrati e jo Gjilani. Humbja është pjesë e futbollit, por jo t’ua humbësh në këtë formë djersën lojtarëve. Nëse nuk kanë qenë penallti, do ta lë krejt futbollin. Sot Kastrati ka qenë me direktiva”, kishte thënë Batatina për Art Sport.

“E dinë shumë mirë që Visari nuk është dashur të delegohet për këtë ndeshje, ne do të vazhdojmë tutje, por me këtë arbitrim, nuk ecet tutje. Penalltia është penallti. Humbja është pjesë e lojës, por penalltitë të mos akordohen, nuk e di se çfarë duhet të ndryshoj ndonjë trajner. Ai ka ardhur me qëllime të caktuara. Urime Visarit për tre pikët. Nuk e di cili është problemi i tij me Llapin, pasi sikur të akordoheshin penalltitë do të ishte gjithçka në favorin tonë. Na ka dëmtuar rëndë Visari”, kishte shtuar ai./Demokracia.com/

Të ngjashme