Barazia
Studimi: Gratë fitojnë më pak se burrat e tyre
Demokracia
13:22 | 13 Tetor 2021

Share:

Sipas një studimi të ri global mbi ndryshimin në të ardhurat midis çifteve,  gratë fitojmë më pak se burrat e tyre. Studimi shqyrtoi të dhënat e disponueshme nga 45 vende gjatë një periudhe  nga 1973 deri në 2016 – për studimin e parë global të pabarazisë gjinore brenda familjeve, raporton BBC

Studiuesit përdorën të dhëna nga 2.85 milion familje të përbëra nga çifte heteroseksuale midis moshës 18 dhe 65 vjeç. “Supozimi i përgjithshëm është se brenda një familje, të ardhurat grumbullohen dhe shpërndahen në mënyrë të barabartë. Por familja është shpesh një vend me pabarazi të madhe, dhe ne donim ta ndryshonim diçka të tillë.”

Studiuesit i renditën vendet rreth pabarazisë së përgjithshme dhe pabarazisë brenda familjes. “Vala më e fundit e të dhënave sugjeron që kur të dy anëtarët e çiftit janë të punësuar, nuk ka një vend të vetëm, madje as në vendet më të pasura ose më të zhvilluara, ku gratë fitojnë aq sa burrat e tyre, madje edhe në vendet nordike.” sipas  Prof Malghan.

Disa nga arsyet pse gratë fitojnë më pak janë universale. Burrat shihen si shtylla e shtëpisë, ndërsa gratë konsiderohen si shtëpiake. Shumë gra marrin pushimet ose madje lënë punën pas lindjes. Hendeku gjinor i pagave dhe pagesa e pabarabartë mbeten realitet në shumë pjesë të botës. Dhe punët e papaguara të shtëpisë dhe përkujdesja ende mbeten kryesisht përgjegjësi e një gruaje.

Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës nga 2018, në nivel global, gratë kryejnë 76.2% të orëve totale të punës pa pagesë, më shumë se tre herë më shumë se burrat. Në Azi dhe Paqësor, kjo është rritur në 80%.

Të ardhurat më të ulëta të një gruaje mund të kenë pasoja përtej asaj ekonomike, sipas studiuesve, duke ndikuar në dinamikat gjinore në familje dhe duke i vënë gratë në disavantazh.

Të ngjashme
Barazia • 18 Janar 2022