Barazia
Çdo 23 minuta vritet një person me ngjyrë në Brazil
Demokracia
14:32 | 04 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Një person me ngjyrë vritet çdo 23 minuta në Brazil, sipas shifrave të publikuara nga aktivistët. Çështja u rikthye sërish në vëmëndje pas vdekjes së një të riu kongolez pak ditë më parë në një plazh të Rios, vetëm pak metra larg një prej hoteleve më luksoze në kryeqytetin brazilian.

24-vjeçari kongolez Moïse Mugenyi Kabagambe mësohet se, sipas asaj që është bërë publike, më 24 janar kishte shkuar në një bar në një nga plazhet e Rios, ku kishte punuar për pak kohë i pasiguruar, për marrë pagesën.

Aty, megjithatë, 24-vjeçari, i cili jetonte në Brazil për rreth njëmbëdhjetë  është dhunur për vdekje. Megjithatë sipas të dhënave, numri i personave me ngjyrë që humbin jetën është më i madh se sa është raportuar, shkruan abcnews.al.

Të shtunën pritet të mbahen protesta kundër dhunës në qytetet më të mëdha të Brazilit.

Të ngjashme