Lajme
Sherifi i bindur në fitoren e BDI-së: Sa ta keni Ali Ahmetin kryetar, fleni dathë
Demokracia
09:51 | 26 Prill 2024

Share:

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bila Sherifi, ka thënë se BDI-ja nuk do të t`i humb zgjedhjet në Maqedoni derisa e ka kryetar Ali Ahmetin.

Në emisionin “Pressing”, ai ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë duhet të flejnë dathë.

“Para një muajve kam qenë këtu dhe aty e kam pas sekretarin e përgjithshme të BDI-së dhe i kam thënë: Sa te keni Ali Ahmetin kryetar fleni dathë , në këtë emision e kam thënë. Ali Ahmeti përkundër shumë vërejtjeve që mundesh me i dhanë, nuk mundesh me shku e me thane është Vuçiq”, ka thënë ai.

Sipas tij, Arben Taravari ka bërë gabime të mëdha gjatë fushatës.

“Albinizmi dhe Vuçizmi. Arben Taravari ka bërë një gabim të rëndë e flagrant. Nuk mundesh midis Shkupit me i thanë shqiptarëve të Maqedonisë Albinizmi dhe Vuçizmi janë duke u ballafaquar në Maqedoni”, është shprehur Sherifi.

Të ngjashme