Barazia
Kanadaja ndalon “terapinë e konvertimit”
Demokracia
09:06 | 19 Janar 2022

Share:

Të drejtat e LGBTIQ+ në Kanada kanë bërë progres të madh pasi që tani është bërë e jashtëligjshme terapia e konvertimit.

Më 29 nëntor 2021 u paraqit projektligji C-4 dhe deputetët ranë dakord njëzëri që ta miratojnë me shpejtësi atë, i cili më pas u miratua unanimisht nga Senati më 7 dhjetor. Kështu, kushdo që kërkon ta nënshtroj dikë në ndonjë formë të terapisë së konvertimit me “pajtim” ose jo, do të konsiderohet vepër penale dhe të përballet me deri në pesë vjet burg, raporton The New York Times.

Në një deklaratë, Drejtori Ekzekutiv i No Conversion Canada, Nick Schiavo, thotë se organizata është e lumtur të shohë përparimin e bërë në këtë projektligj dhe kërkon të punojë me parlamentin për të siguruar që ai të përmbushë qëllimin e synuar.

“Ne jemi të kënaqur që shohim këtë legjislacion të futur në kod penal, i cili ka miratuar shumë nga kërkesat e të mbijetuarve të terapive konvertuese dhe komunitetit LGBTIQ+ për ndalimin e plotë të këtyre praktikave barbare,” tha Schiavo.

Të ngjashme
Barazia • 18 Janar 2022