Lifestyle
Studetja që raportohet e zhdukur thotë se “vetëm kishte pasur nevojë për pushim”
Demokracia
09:53 | 23 Janar 2021

Share:

Një studente dhe romanciere e talentuar senegaleze e cila u raportua e zhdukur në Francë ka thënë se ajo ishte në “një pushim të vogël për të rikthyer ndjesinë e saj” në një letër të ndarë me një ministër qeveritar, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokraci.

Diary Sow 20 vjeç, nuk u kthye në shkollë në Paris pas pushimeve të Krishtlindjeve, duke shkaktuar shqetësime në Senegal dhe Francë.

Zonja Soë fitoi dy çmime si studentja më e mirë e Senegalit dhe ka studiuar në shkollën prestigjioze Louis-Le-Grand.

Prokurorët francezë kishin hapur një hetim për zhdukjen e saj.

Por në një letër që ajo i dërgoi ministrit Serigne Mbaye Thiam, zonja Sow tha se ajo “nuk ishte viktimë e asnjë lloj presioni” dhe u kërkoi falje atyre që shqetësuan për të.

“Nuk po fshihem. Ishte si një lloj pushimi të mirëpritur nga jeta ime,” shkroi ajo.

Ajo tha se mungesa e saj në shkollë më 4 janar nuk kishte të bënte “me punë të tepërt, ose çmenduri, apo dëshirë për liri”.

“Nuk më vjen keq që jam larguar, më vjen keq për shqetësimin e shkaktuar nga largimi im dhe për njerëzit që kam bërë të vuaj”, tha ajo.

Të ngjashme