Lajme
Sot pritet të bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së
Demokracia
08:38 | 21 Nëntor 2022

Share:

Sot pritet të bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës. Më pas bëhet edhe votimi për zgjedhjen e rektorit të ri.

Intervistimi do të filloj në ora 10:00 në objektin e Rektoratit të UP-së.

Javë më parë me 8 vota për dhe një abstenim, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishte shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahitin.

Inicimin e shkarkimit të Sahitit nga Këshilli Drejtues i UP-së e kanë kundërshtuar ashpër 19 organizata të shoqërisë civile.

 

 

Të ngjashme