Arte
Sopranoja e famshme Elbenita Kajtazi me performancë në Prishtinë
Demokracia
22:17 | 02 Qershor 2021

Share:

Elbenita Kajtazi, sopranoja e famshme kosovare me shumë paraqitje ndërkombëtare do të performojë në Prishtinë.

Ajo do të jetë pjesë e festivalit ReMusica që do të mbahet nga 7 deri më 17 shtator në Sallën e Kuqe, shkruan Demokracia.com

Lajmin e ka konfirmuar vetë sopranoja përmes një postimi në Instagram ku ka shkruar se është e lumtur që mezi pret të kthehet dhe të performojë në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur dhe e entuziazmuar kur njoftoj se më në fund do të këndoj në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Paraqitja ime e fundit në vendin tim ishte në vitin 2016, dhe mezi pres të kthehem dhe të jem pjesë e @remusicafestival, një festival që më ka mbështetur që nga koha kur kam filluar të këndoj. Do të këndoj një muzikë të bukur franceze dhe gjermane”, ka shkruar ajo./Demokracia.com

Të ngjashme