Auto&Tech
Sony lançon kontrolluesin e efekteve muzikore të ndjeshëm ndaj lëvizjeve në Indiegogo
Demokracia
15:18 | 30 Maj 2021

Share:

Nuk kemi parë asnjëherë më parë një produkt të ri nga Sony të lançohet fillimisht në Indiegogo.

Motion Sonic është produkti i parë i tillë i cili “kontrollon efektet muzikore në sinkronizim me lëvizjet e duarve”.

Pajisja Motion Sonic në vetvete është një kapsulë e vogël e cila mund të vendoset në byzylykë gome të ndryshëm, të ngjashëm me Fitbit. Më pas ju mund ta përdorni atë për të luajtur në piano ose në kitarë, vetëm nëpërmjet lëvizjeve tuaja të dorës.

Ajo çfarë kjo kapsulë e vogël bën është lidhja e lëvizjeve të duarve me një efekt të caktuar muzikor. Për shembull, ju mund ta vendosni atë që të krijojë një efekt vonese kur lëvizni gishtërinjtë nga majtas-djathtas, ose të ndryshojë tonalitetin e përkuljes kur lëvizni kyçin tuaj. Këto efekte krijohen dhe regjistrohen në një aplikacion në iOS (nuk ka ende një version për Android), dhe më pas ju duhet të lidhni iPhone-in tuaj me një instrument me audio interface.

Ky projekt i Sony ka filluar që në vitin 2017, i cili u finalizua me Motion Sonic.

400 pajisjet e para do të shiten në çmimin 218 dollarë, ndërkohë që çmimi zyrtar do të jetë 248 dollarë.

Shembuj: 

Të ngjashme