Lajme
Qoku i Kurtit e “harron” humbjen në zgjedhjet presidenciale, e gjen ngushëllimin te një tur çiklistik
Demokracia
12:00 | 27 Prill 2024

Share:

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, duket se e ka harruar humbjen e koalicionit të tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Ai sot e ka paralajmëruar organizimin e një turi çiklistik, i cili përshkon Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Qoku ka shkruar se ky tur parashihet në programin e koalicionit VLEN.

“Me bashkëpunim të federatave të çiklizmit por edhe të qeverive e të komunave, do të organizojmë një tur të përvitshëm çiklistik që fillon në Ohër, përshkon Maqedoninë Veriore, vazhdon drejt Kosovës, më pas drejt Malit të Zi, e më tej zbret drejt Shqipërisë e përfundon në Sarandë. Ky tur çiklistik do të ketë pjesëmarrjen e çiklistëve nga e gjithë bota, do të promovojë bukuritë turistike të katër vendeve, dhe nuk do të ketë asgjë më pak se turet e famshme të Francës, Italisë apo Spanjës”, ka shkruar Qoku.

Të ngjashme