Lajme
Skandali shtetëror | Si u shkelë Kushtetuta e Kosovës ende pa u zgjuar mirë nga gjumi?
Demokracia
22:09 | 16 Maj 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbetur e ofenduar nga Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla – Shwarz, me të cilën dikur bashkërisht braktisën Lidhjen Demokratike të Kosovës, formuan “Listën GUXO” dhe kaluan në listën zgjedhore të Vetëvendosjes.

Në mëngjesin e hershëm, shefja e diplomacisë kosovare “i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë së Këshillit të Evropës”, duke zhvlerësuar krejtësisht kompetencat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Demokracia.com.

Disa orë më vonë, presidentja Osmani në reagimin e saj përmes këshilltarit Bekim Kupina, ka përmendur pikërisht “kompetencat e qarta” në “fushën e politikës së jashtme”.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka thënë Kupina, pasditën e së enjtes.

POLITIKË E JASHTME E ÇAKORDUAR DHE DUKE SHKELUR KUSHTETUTËN

Kushtetuta e Kosovës është e qartë kur flet për kompetencat e Presidentit të Republikës.

Sipas nenit 84, paragrafit 1 dhe 10, Presidentit të Kosovës i jepen kompetenca për politikën brenda dhe jashtë vendit.

Sipas paragrafit 1, Presidenti “përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë”, ndërkaq sipas paragrafit 10, “udhëheq politikën e jashtme të vendit”.

Kurse, kompetencat e Kryeministrit të Kosovës janë të përcaktuara me nenin 94 të Kushtetutës së Kosovës.

Sipas këtij neni, paragrafit 9, Kryeministri “këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit”.

KOHA KUR OSMANI NUK KUJDESEJ PËR KUSHTETUTËN E KOSOVËS

Në shumë raste, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është treguar e kujdesshme në respektimin e Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e saj apo duke mos i zbatuar ato.

Demokracia.com ka raportuar për shumë raste në të cilat sjellja e presidenes Osmani ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Lexo më shumë për këtë temë:

“Kush do betejë politike me mua, betejë do të ketë” | Presidentja Osmani i kërcënon deputetët, i jep fund përfaqësimit të unitetit të popullit

Një presidente si Osmani që nuk garanton funksionimin e institucioneve kushtetuese pas sulmeve të kryeministrit Kurti…

Skandaloze | Presidentja Osmani nxiti qytetarët të mos i besojnë drejtësisë dhe të mos e denoncojnë krimin

Përkeqësohet imazhi ndërkombëtar i Kosovës | Osmani, Kurti dhe Konjufca pranojnë se po minojnë besimin në gjyqësor, zotohen ta ndalojnë fushatën

Skandaloze | Osmani me fjalor të Kurtit sulmon hapur segmente të shtetit të Kosovës: Nuk i besoj institucioneve të drejtësisë

Të ngjashme