Sport
S’ka gola gjatë pjesës së parë në çerekfinalen Inter – Atalanta në Kupën e Italisë
Demokracia
21:47 | 31 Janar 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale në Kupën e Italisë ndërmjet Interit dhe Atalantës.

Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 0:0 në stadiumin “Giueseppe Meazza”, shkruan Demokracia.com.

Zikaltrit kanë qenë më kërkues në fraksionin e parë, bazuar në statistika.

“Nerazzurrët” kanë tentuar gjashtë herë portën e mysafirëve, duke e rrezikuar një herë seriozisht, krahas Atalantës që nuk ka pasur asnjë goditje në portën e vendasve.

Në fushë nga minuta e parë për Atalantën është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Ndërkohë, Kristjan Asllani është në stol për Interin./Demokracia.com/

Të ngjashme