Lifestyle
Si ta kaloni ditën e Shën Valentinit nëse sapo keni përfunduar një lidhje dashurie
Demokracia
12:06 | 13 Shkurt 2021

Share:

Shërimi nga një ndarje nuk është asnjëherë i lehtë, por Dita e Shën Valentinit mund ta bëjë këtë gjendje emocionale edhe më të rëndë, në sajë të publikimit të vazhdueshëm të mesazheve lovey-dovey dhe promovimeve për pazar.

Shumë persona do të festojnë Ditën e Shën Valentinit pa një partner. Një raport në muajin shtator nga Dating.com zbuloi se 67% e përdoruesve kaluan një ndarje në vitin 2020, krahasuar me 34% në 2019, shkruan Demokracia.com.

Konsideroni një detox të mediave sociale

Në Ditën e Shën Valentinit, çiftet dynden në mediat sociale për të deklaruar publikisht dashurinë e tyre dhe si po e kalojnë ditën. Këto imazhe, megjithëse të ëmbla, mund të trishtojnë dikë që sapo është ndarë nga partneri.

Në vend se të shikoni vazhdimisht mesazhe të çifteve në rrjete sociale rekomandohet që t’i fshini ato nga telefoni juaj.

Një detoks i mediave sociale është gjithashtu një mundësi për tu shëruar më tej nga ndarja juaj.

Planifikoni ditën për t’u kujdesur vetëm për veten

Në vend që të prisni deri më 14 shkurt për të vendosur se si të kalosh ditën, hartoni një plan pak më herët.

Nëse keni ngecur në mënyrën se si ta mbani ditën tuaj tërheqëse dhe të mbushur me argëtim, merrni parasysh daljet me shoqëri, të vizitoni ndonjë vend të ri etj.

Fillo aktivitetet që keni pasur dëshirë t’i bëni për një kohë të gjatë

Ditën mund ta përdorni gjithashtu për të dashur më shumë vetveten.

Ne mund të humbasim pjesë të vetes kur lidhemi me njerëz të tjerë. Të menduarit për hobet që keni braktisur gjatë marrëdhënies tuaj dhe t’i bëni përsëri, mund t’ju ndihmojë të rilidheni me veten.

Merrni kohë për të reflektuar në atë që keni mësuar nga marrëdhënia juaj

Ne gjithmonë mësojmë nga gabimet, dhe nëse e përdorni lidhjen tuaj të dështuar si mësim, kjo gjë do të ju ndihmojë në lidhjen tuaj të ardhshme.

Ju mund të përdorni letër dhe stilolaps ose të shkruani në shënimet e telefonit tuaj duke i bërë vetes pyetjet vijuese :

Çfarë vlerësova për këtë marrëdhënie?

Çfarë nuk funksionoi për mua në këtë marrëdhënie?

A isha i zëshëm për çështjet e mia? Apo i minimizova ose i nënshtrova ndjenjat e mia për t’i mbajtur gjërat në rregull?

Ku u ndjeva sikur e humba veten në marrëdhënie?

Çfarë cilësish po kërkoj tek partneri im i ardhshëm? /Demokracia.com/

Të ngjashme