Sport
“Shvercerat” bojkotojnë Shkupin pas humbjes nga Ballkani, u dërgojnë mesazh të qartë futbollistëve para ndeshjes kampionale
Demokracia
16:58 | 28 Gusht 2022

Share:

Humbjen dhe eliminimin në Play-Off të Ligës së Konferencës nga Ballkani ende nuk po mund ta kapërdijnë tifozët shqiptarë të Shkupit, “Shvercerat”.

Këta të fundit kanë bojkotuar ndeshjen e radhës të Shkupit në kampionat kundër Skopjes, ndërsa lojtarëve u kanë dërguar një mesazh të fortë brenda stadiumit, shkruan Demokracia.com.

“Luani me zemër, ose largohuni!” – shkruhet në mesazhin e shpalosur nga disa persona brenda stadiumit teksa futbollistët e kampionit të Maqedonisë së Veriut stërviteshin para ndeshjes.

“Sot nuk jemi në tribuna, jeni vet”, ka shkruar faqja zyrtare e tifozerisë shqiptare.

“Shvercerat” u raportua se donin të ballafaqoheshin direkt me lojtarët pas ndeshjes me Ballkanin në Prishtinë, e ku tifozët shqiptarë ishin në numër mjaft të madh.

Ballkani fillimisht triumfoi 1:2 në Shkup në takimin e parë të Play-Offit të Ligës së Konferencës, ndërkohë që fitoi edhe takimin e kthimit 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kësisoj siguroi kualifikimin në fazën e grupeve./Demokracia.com/

Të ngjashme