Arte
Shtëpia Muze në Krushë pasurohet me dy kostume të Ukshin Hotit
Demokracia
13:27 | 17 Qershor 2021

Share:

Në 77-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, kryeministri Albin Kurti së bashku me Avni Deharin dhe banorë të Krushës së Madhe, kanë vendosur në Shtëpinë Muze dy palë rroba që i përkisnin filozofit të shquar.

Ukshin Hoti vazhdon të mbetet një nga intelektualët dhe veprimatrët më të shquar Kosovarë, shkruan Dmeokracia.com.

Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil Alidemaj, Ekrem Kryeziu, etj. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më.

Xhemperi I tij I preferuar dhe një kostum vere të cilën e veshi kur doli nga burgu I parë, janë rrobat e vendosura në Shtëpinë Muze në Krushë të Rahovecit.

I lindur më 17 qershor të vitit 1944 vepra e cila e bëri Hotin të mbahet mend si studiues është “Filozofia poetike e çështjes shqiptare” e botuar në vitin 1995 në Tiranë. /Demokracia.com/

May be an image of book

May be an image of 2 people and book

Të ngjashme