Lajme
Me prerje tortash e buzëqeshje të rrejshme, Kurti mundohet të fshehë dështimin e tij: 300 mijë qytetarë ikën nga Kosova pasi ai u bë kryeministër (Dokument)
Demokracia
08:40 | 27 Maj 2024

Share:

“1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova, pa përfshirë diasporën”.

Kjo është deklarata e para disa ditëve e kreut të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, kur procesi i regjistrimit të popullsisë po i afrohej fundit, shkruan Demokracia.com.

Prej këtyre shifrave, mbi 200 mijë parashihen të jenë popullsi e komuniteteve pakicë, që jetojnë në Kosovë.

Pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës, institucion nën varësinë e tij të drejtpërdrejtë, për të përgëzuar për përfundimin e këtij procesi, i cili ishte shtyrë dy herë.

E VËRTETA QË KURTI MUNDOHET TA FSHEHË: 300 MIJË QYTETARË IKËN NGA KOSOVA PASI AI ERDHI NË PUSHTET

Gjatë qëndrimit të tij në oborrin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kryeministri Kurti mundohej të krijonte një gjendje artificiale, duke u munduar vazhdimisht të fshihte të vertetën e madhe dhe të dhimbshme për numrin më të madh të qytetarëve të Kosovës që kanë ikur nga vendi, që nga viti 2020 kur Kurti u bë për herë të parë kryeministër i Kosovës.

Jeta e vështirë pas shtrenjtimit të gjithçkaje në Kosovë dhe moskokëçarja e kryeministrit Kurti, i cili mbështeti këto shtrenjtime siç ishte rasti me energjinë elektrike, kanë ndikuar që ky numër i madh i qytetarëve, në një periudhë kaq të shkurtër 3-vjeçare, të marrin vendimin për ta braktisur Kosovën.

Lexo më shumë:

Nuk e dinim se dikur gjithçka ishte më lirë derisa erdhi Albin Kurti me faturat e shtrenjta

 

Sipas të dhënave të ASK-së, në fund të vitit 2020, numri i popullsisë së Kosovës ishte 1.8 milion banorë dhe po aq edhe në fund të vitit 2021.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se numri i popullsisë rezidente në Kosovë në vitin 2020 (1,798,188) ishte për 20,000 qytetarë më e lartë se popullsia e pasqyruar në regjistrimin zyrtar të vitit 2011 (1,780,011).

Ky institucion nuk ka publikuar vlerësimet për vitin 2022 dhe as për vitin 2023.

Procesi i regjistrimit të popullsisë ishte shtyrë dy herë më radhë, ndonëse ishte planifikuar të fillonte gjatë vitit 2023.

Mungesa e tabletëve për t’u përdorur nga regjistruesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nuk ishte arsyeja e vërtetë, e cila u përdorë nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij për ta shtyrë përfundimisht regjistrimin e popullsisë për në muajin prill të vitit 2024.

Të dhënat e frikshme që kryeministri Albin Kurti i kishte pranuar nga vlerësimet e ASK-së për popullsinë rezidente (të pranishme) në Republikën e Kosovës, janë arsyeja kryesore që ka e shtyrë Qeverinë e Kosovës të marrë vendimin për të shtyrë regjistrimin e popullsisë, duke regjistruar kështu një nga dështimet më të mëdha të radhës së ekzekutivit kosovar.

Demokracia.com kishte raportuar më 30 nëntor 2023, duke u mbështetur në burime nga njerëz të afërt me kryeministrin Kurti dhe me procesin e regjistrimit të popullsisë se sipas të dhënave në Kosovë, vlerësimeve të ASK-së, numri i qytetarëve rezidentë ka rënë ndjeshëm, në hiç më shumë se rreth 1.4 milionë banorë, nga rreth 1.8 sa jetonin në Kosovë para ardhjes së Kurtit dhe Vetëvendosjes në pushtet. /Demokracia.com/

Lexo më shumë:

Rreth 400 mijë njerëz ikën nga Kosova | Statistikat e frikshme që Albin Kurti i fshehu me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për t’ia lënë fajin liberalizimit

Të ngjashme