Sport
Shkupi, Shkëndija, Tirana, Vllaznia dhe Laçi mësojnë kundërshtarët e mundshëm në rundin e tretë eliminator të garave evropiane
Demokracia
15:12 | 18 Korrik 2022

Share:

Në pasditën e sotme është hedhur shorti për rundin e tretë eliminator në Ligën e Kampionëve dhe të Konferencës.

Pasi të mbarojnë rundet e dyta, më pas do të luhen rundet e treta, ku tashmë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm.

Shkupi që garon në Ligën e Kampionëve, në rast se e eliminon Dinamo Zagrebin, do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ludogorets – Shamrock Rovers.

Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës nëse e eliminon Valmieran do të përballet me fituesin e ndeshjes AIK – Vorskla.

Tutje, nëse Tirana triumfon ndaj Zrinjskit, atëherë do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Tobol Kostanay – Lincoln Red Imps.

Kurse, Vllaznia në rast të fitores ndaj Craiovas, do të përballet me ukrainasit Zorya Luhansk.

Dhe për fund, Laçi nëse e kalon pengesën e quajtur Petrokub, do të përballet me fituesin e ndeshjes Fehervar – Gabala.

Ndeshjet e rundit të tretë eliminator do të luhen më 4 dhe 11 gusht./Demokracia.com/

Të ngjashme