Lajme
Shkolla ku vijoj mësimet viktima e vërshimeve njofton se nesër nuk do të mbahet mësim
Demokracia
20:32 | 25 Qershor 2023

Share:

Shkolla “Asdreni” në Pejë, ku vijonte mësimet 5-vjeçari i cili vdiq mbrëmë si pasojë e vërshimeve, ka njoftuar se nesër nuk do të mbahet mësim.

Në njoftimin e tyre në faqen e Facebookut thuhet se mësimi nuk do të mbahet për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shiut.

“Njoftohen nxënësit dhe prindërit se për shkak të situatës së krijuar në Lagjën “2 Korriku”, nga reshjet e shiut, nesër me datë 26.06.2023, nuk mbahet mësim. Të qëndrojmë s’bashku në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, shkolla “Asdreni” më herët përmes një postimi ka shprehur dhimbjen për dy viktimat në Pejë.

“Jemi të tronditur për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku humbën jetën nxënësi jonë Dion Ademaj me nënën e tij Mirsadën. Sot, bashkëndjejmë thellë dhimbjen me familjarët e të humburëve dhe me të gjithë qytetarët e Pejës që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore. Dion preku thellë në shpirt shokët dhe shoqët e klasës së bashku me mesuesën e tyre. I përjetshëm qoftë kujtimi për juve”, thuhej në njoftim.

Të ngjashme