Lajme
Kusari-Lila tenton të manipulojë opinionin publik: Nuk është kërkuar dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese para votimit në Këshill të Ministrave
Demokracia
09:06 | 28 Prill 2024

Share:

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është parakusht dorëzimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se kjo procedurë nuk është kërkuar dhe se dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është kërkuar të bëhet pas anëtarësimin në KiE.

Si procedurë nuk është kërkuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, sic e dini edhe vetë vetë raportuesja Dora Bakojanis, ka treguar që kjo si procedurë nga institucionet e vendit do të bëhet pas anëtarësimit, siç është konfirmuar dhe në letrën e tre krerëve të shtetit si proces i cili ndërlidh zbatimin e tërë marrëveshjeve të arritura apo dy marrëveshjeve të fundit këtë rast Brukseli dhe Ohrit. Prandaj si i tillë nuk do duhej të ishte para kusht ose kushtëzim i mëtutjeshëm, Kosova deri më tani ka treguar vullnet seriozitet dhe përpikmëri, në zbatim të marrëveshjeve por gjithashtu edhe në ruajte të vlerave demokratike dhe ruajte të paqes dhe sigurisë. Ata të cilët e shkaktojnë këtë janë në anën tjetër të kufirit tonë verior dhe kjo është Serbia, domethënë konfliktet problemet, cenimin e të drejtave të pakicave e bën shteti serb në krye me Aleksandër Vuçiq.” – ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka shprehur edhe qëndrimin e saj për ndërkombëtarët që po kërkojnë dërgimin e draftit të Asociacionit në Kushtetuese para votimit në Këshillit të Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Prandaj edhe në këtë garancia më e mirë për të gjithë përfshire edhe të gjithë miqtë ndërkombëtar të cilët e përdorin ose e vënë përpara e theksojnë që dërgimi në Gjykatë Kushtetuese do ishte i rëndësishëm ose do duhej të bëhej para Këshillit të Ministrave do të duhej të insistonin që votimi të ndodhte sa më parë, Kosova të anëtarësohej, pastaj përmes mekanizmit ndërkombëtar që është garanci për të gjitha shtetet dhe për të gjitha komunitetet apo grupet e margjinalizuar edhe në shoqëri tjera të funksionojë edhe në Kosovë , si garancia më e mirë pa dallim. Nuk është e përcaktuar që kjo do të ndodh para mbledhjes, është e përcaktuar që Kosova do të procedojë me zbatimin e mëtutjeshëm të marrëveshjeve pas anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.” – ka thëën ajo.

Të ngjashme