Sport
Sherri në mes të plazhit me partneren, yllin e Cityt e mori në qafë një “like” 
Demokracia
09:23 | 06 Shtator 2022

Share:

Një “like” në rrjetet sociale mund të të ndryshojë jetën, sidomos nëse më pas partnerja jote zbulon që ajo është pasojë e një flirti.

Kështu i ka ndodhur yllit të Manchester Cityt, Phil Foden, i cili është zënë mat nga e dashura e tij, pasi po pëlqente fotot e një modeleje.

Rebeka Kuk, e dashura e Foden me të cilin ka dy fëmijë, bëri bujë këtë verë kur u filmua gjatë pushimeve në Korfuz duke bërë sherr me futbollistin anglez. Ky i fundit kishte hyrë në ujë dhe ajo shfrytëzoi momentin për t’i kontrolluar celularin, duke nisur më pas një sherr publik me të.

Sipas “The Sun”, Rebeka kishte zbuluar se futbollisti po flirtonte me modelen Holli Bwrns, pasi i kishte dhënë “like” postimeve të saj. Ajo kishte dyshuar për këtë situatë dhe pasi kishte parë Foden të hynte në ujë, kishte kontrolluar celularin duke vërtetuar gjithçka.

“A mos mendon se jam idiote? Nuk mund të të marrim askund me vete se kjo gjë ndodh gjithmonë”, i kishte thënë ndër të tjera Rebeka në shpërthimin publik që bëri bujë në mediat britanike gjatë kësaj vere.

Të ngjashme