Lajme
Shala i PSD-së e kritikon Kurtin për udhëtimin në Norvegji: Absurd i llojit të vet
Demokracia
20:01 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Asdren Shala, aktivist i PSD-së, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia.

Shala e ka quajtur absurd të llojit të vet krejt këtë deklaratë. Madje, ai e përmendi udhëtimin e Kurtit për në Norvegji, një ditë pasi alaramoi për mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia.

“Është absurd i llojit të vet, pavarësisht që tingëllon banale, me bë publikisht në medie paralajmërim për luftë, edhe me shku në Norvegji me i festu Kërshëndellat, lufta nuk pret Kërshëndella. Kryeministri duhet me qenë këtu.” – deklaroi ai, duke e quajtur narrativën e Kurtit si “fabulë për të fshehur dështimin e brendshëm”.

Të ngjashme