Sport
Sezon i dështuar për Milanin, Capello kritikon emrat e mëdhenj kuqezinj
Demokracia
08:50 | 24 Prill 2024

Share:

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello foli për mënyrën sesi, sipas tij, Milani mund të veprojë për të planifikuar sezonin e ri: “Në pjesën e dytë të sezonit, Milanit i mungonte kontributi i disa lojtarëve themelorë, nga Maignan te Hernandez.

Nga Tomori te Leao, nëse ata janë shtyllat mbi të cilat klubi dëshiron të ndërtojë Milanin e së ardhmes, duhet të mendojnë se çfarë duhet bërë dhe si bëhet me një fanellë kaq të rëndë që veshin. Besoj se drejtuesit duhet të kuptojnë fillimisht nëse këta emra të mëdhenj ende duan t’i japin Milanit, ose duhet të largohen. Ata duhet të ndërhyjnë, por pa krijuar kaos të mëtejshëm”.

Nëse, siç duket tani, kthejmë faqen, a prisni një Ibrahimoviç të mprehtë nga ky këndvështrim?
Sigurisht, nga korriku do të jetë menaxher për ndërtimin e skuadrës. Këtë sezon hyri në klub me këtë funksion të ri, sezonin e ardhshëm do t’iu vendosë gjërave emrin e tij. Nuk ka justifikime.

Si mendoni se do të lëvizë?
Unë e njoh Zlatanin, nuk e shoh të shtyjë për një emër të caktuar, vetëm për të kënaqur tifozët. Ai është inteligjent, kompetent dhe shumë i vëmendshëm. Pra, do të vlerësojë mirë, ndoshta duke marrë këshilla nga njerëz të besuar.

Brenda një viti, a mundet që Milani të luftojë për titullin?
Shpresoj që po. Për dy vite Serie A ka zgjatur një gjysmë sezoni, përderisa vetëm një ekip shkon në arrati dhe fiton pa rivalë.

Të ngjashme