Arte
Seriali WandaVision merr komente pozitive
Demokracia
14:03 | 16 Janar 2021

Share:

WandaVision, seriali i cili u shfaq në ekran të premtën, është mirëpritur nga kritikët e televizionit.

 Dy episodet e para të serisë me nëntë pjesë, u lançuan të premten, ndërsa pjesët e mbetura do të publikohen çdo javë.

Shumica e kritikëve vlerësuan serialin me katër nga pesë yjet, duke përfshirë “Digital Spy”, “The Telegraph”, “The Guardian” dhe “The Independent”.

Dy episodet e para të “WandaVision” janë të vendosura në vitet 1950 dhe 60-të dhe bardh e zi. Seriali do të kalojë në ngjyra në episodat e ardhshëm.

Shfaqja përqendrohet në personazhet e Wanda Maximoff dhe Vision, të cilët po jetojnë jetën në pjesën periferike të qytetit Westview, duke u përpjekur të fshehin fuqitë e tyre.

“Çdo episod është i përsosur duke filluar nga skenari, te ndriçimi, te kinematografia, e gjithçka tjetër ” tha Lucy Mangan e “The Guardian”.

“Shakatë janë të shkëlqyeshme, shfaqjet janë të mrekullueshme dhe ka frymën e diçkaje të formuar nga njerëz që dinë saktësisht se çfarë po bëjnë, ku duan të shkojnë dhe si do të arrijnë atje.”

Prodhimi rifilloi në Los Anxhelos në Shtator 2020 dhe përfundoi në Nëntor. WandaVision u shfaq si premierë me dy episodet e para në 15 Janar 2021 dhe do të vazhdojë deri më 5 Mars duke transmetuar nëntë episoda./Demokracia.com

Paul Bettany and Elizabeth Olsen in WandaVision

Të ngjashme