ShowBiz
Sara Hoxha publikon imazhe të reja nga debutimi i saj në filmin “Në kuadër të dashurisë”
Demokracia
14:59 | 04 Korrik 2023

Share:

Prej javësh është konfirmuar realizimi i filmit me titullin “Në kuadër të dashurisë”.

Protagonistë të tij do të jenë fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli dhe ‘rivalja’ e tij, aktorja e njohur Olta Gixhari.

Ndërsa pjesë e kastit do të jenë edhe shumë emra të tjerë të njohur si Luan Jaha, Ylber Bardhi, Olta Daku, Megi Pojani e Sara Hoxha.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Kjo e fundit ka ndër disa imazhe të reja në Instagram, të realizuara gjatë xhirimeve të filmit në Korçë.

Partnerja e reperit, Ledri Vula shihet e veshur në një kostum me ngjyrë të zezë, e shoqëruar nga pjesa tjetër e aktorëve.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që faqja zyrtare e Top Channel Films tashmë ka konfirmuar se filmi do të shfaqet në kinema nga tetori i këtij viti.

Të ngjashme