ShowBiz
Loredana udhëton drejt Dortmundit për ta parë të dashurin në Ligën e Kampionëve
Demokracia
10:16 | 02 Maj 2024

Share:

Këngëtarja Loredana si duket do ta shikojë nga afër ndeshjen mes Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit.

Kjo për shkak për të qenë afër të dashurit të saj Karim Adeyemi, i cili luan për Dortmundin.

Këtë e ka bërë të ditur ajo me anë të një postimi në rrjetin e saj social në Instagram, ku ka publikuar një foto të stadiumit.

Loredana, tash e një kohë është në lidhje me futbollistin e Dortmundit, ndërsa nuk është hera e parë që është e pranishme në stadium.

Mbetet për t’u parë nëse do i sjellë fat ekipit të dashurit të saj në këtë sfidë që i takon gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Të ngjashme