Lajme
Mentor Latifi, ambasadori i ri Kosovës në Zvicër
Demokracia
10:33 | 02 Maj 2024

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar të premten Mentor Latifin, ambasador të Kosovës në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë qytetarëve në diasporë”, tha Osmani.

Deri tani në këtë pozitë kishte qenë Sami Ukelli.

Të ngjashme