Lajme
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Demokracia
11:18 | 02 Maj 2024

Share:

Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Muharrem Salihu i cili është me prejardhje nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino.

“Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e bërë nga politikani Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin për nominimin e Salihut në garën e madhe të Parlamentit Evropian.

Qytetarët e Bashkimit Evropian do të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për t’i zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian për pesë vjetët e ardhshme.

Parlamenti Evropian është njëri prej tre institucioneve kryesore të BE-së që e udhëheqin bllokun e 27 vendeve.

Së bashku me qeveritë e BE-së, ai vendos për ligjet në lidhje me politikat e përbashkëta evropiane dhe për tregun e BE-së që ka gati 450 milionë njerëz.

Të ngjashme