Lajme
Rusia kufizon fluturimet e linjave ajrore të 36 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë
Demokracia
14:35 | 28 Shkurt 2022

Share:

“Në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare, në përgjigje të ndalimit të vendeve evropiane që operojnë fluturime të avionëve civilë të operuar nga linja ajrore ruse dhe/ose të regjistruar në Rusi, u vendos një kufizim për fluturimet nga linjat ajrore të 36 vendeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë ruse, transmeton Demokracia.com.

Siç specifikohet, kufizimet do të prekin linjat ajrore në vendet e mëposhtme: Austri, Shqipëri, Anguilla, Belgjikë, Bullgari, Ishujt e Virgjër Britanikë, Britania e Madhe, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (+ Grenlanda, Ishujt Faroe, Deti Territorial) Xhersi, Irlanda, Islanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Qiproja, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Finlanda, Franca, Kroacia, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia. /Demokracia.com/

Ukraina: Dhjetëra të vrarë nga sulmet me raketa në Kharkiv

Të ngjashme