Sport
Ronaldo “kapet” me Georginën duke drejtuar një makinë që ka vlerën 8 milionë euro
Demokracia
18:28 | 29 Mars 2023

Share:

Kudo që të shfaqet, nuk ka sesi të mos bjerë në sy Cristiano Ronaldo! Kështu ishte në pushimin që kishte në grumbullimin e kombëtares, kur portugezi u “kap” me të fejuarën, Georgina Rodriguez, në një mbrëmje në Madrid!, transmeton Demokracia.com.

Ajo që tërhoqi shumë vëmendje sigurisht ishte zgjedhja e makinës me të cilën Ronaldo voziti atë mbrëmje, një Bugatti që kushton rreth tetë milionë euro.

“Bugatti Centodieci”, siç thotë emri origjinal i kësaj makine, është një nga 10 që janë ndërtuar dhe është në pronësi të portugezit që nga tetori i vitit të kaluar.

Konsiderohet si një “vepër arti mbi rrota” dhe është prodhuar për nder të 110 vjetorit të lindjes së themeluesit Ettore Bugatti.

Shpejtësia maksimale e tij është 380 kilometra në orë, dhe 0-100 mund të arrijë për 2.4 sekonda. Është interesante se nga 0-300 i duhen vetëm 13.1 sekonda. /Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alber Muncha (@alberam17)

Të ngjashme