Sport
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter
Demokracia
21:06 | 25 Prill 2024

Share:

Prishtina edhe pse ishte në epërsi gjatë gjithë kohës, në minutat e fundit Trepça arriti të kthehet në lojë për të fituar me rezultat 86:85.

Minatorët tani janë në epërsi prej 2-0 në serinë gjysmëfinale ndaj prishtinasve.

Pikët e shënuara nga Darnell Edge 19 sekonda para fundit, ia dhanë epërsinë Trepçës, 86:85.

Sigal Prishtina nuk arriti që të shënojë në aksionin vijues me Donte Clarkun.

Në sulm kërceu Derrick Wilson që tentoi për tri pikë, por nuk ishte i saktë.

Dhe pikët e Edget dolën të ishin vendimtare në fitoren e Trepçës të enjten mbrëma në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë

Të ngjashme