Sport
Ronaldo i hatashëm në stërvitje tek Al Nassr, tifozët shijonin golat e tij
Demokracia
17:02 | 04 Janar 2023

Share:

Cristiano Ronaldo pas prezantimit tek Al Nassr, e ka mbajtur edhe seancën e parë stërvitore me shokët e rinj të skuadrës.

Ylli portugez i futbollit ka realizuar edhe disa gola gjatë stërvitjes, me mijëra tifozë që ndiqnin golat e tij nga shkallët e stadiumit, përcjell Demokracia.com.

Në disa pamje amatore, të publikuara gjithandej në rrjetet sociale, shihet Ronaldo teksa realizon disa gola.

Ndonëse në stërvitje, golat e 36-vjeçarit priteshin me ovacione nga tifozët e klubit arab.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua Al Nassrit si lojtar i lirë, pas largimit nga Manchester United.

Raportohet se Ronaldo për dy vite sa ka nënshkruar me klubin arab, do të përfitojë 200 milionë euro në vit./Demokracia.com/

Të ngjashme