Sport
Ronaldo e vendos vitin kur dëshiron të pensionohet
Demokracia
11:37 | 10 Tetor 2023

Share:

Cristiano Ronaldo do të udhëtojë drejt Portugalisë teksa është i grumbulluar me kombëtaren në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 ndaj Sllovakisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Por, para se të angazhohet me detyrat kombëtare, CR7 i ka bërë të qartë drejtuesve të Al-Nassr se kërkon të rinovojë kontratën me klubin arab deri në vitin 2027.

Kontrata aktuale e Ronaldos përfundon në vitin 2025, mirëpo ai kërkon të mbetet aktiv në botën e futbollit dhe mbi të gjitha synon që të jetë pjesë e Kupës së Botës në vitin 2026, shkruan ss.

Në vitin 2027, kur edhe të ketë mbushur 42-vjeç, Ronaldo do të tërhiqet nga futbolli për t’iu dedikuar bizneseve të tij.

Ronaldo u bashkua me Al-Nassr në janarin e vitit 2023 dhe në 30 ndeshje me skuadrën arabe ia ka dalë të shënojë 25 gola si dhe të asistojë në tetë raste.

 

Të ngjashme