Lajme
Mbante 4 gra, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Hasi
Demokracia
17:36 | 08 Maj 2024

Share:

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në burg mjekun Dervish Hasi.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tij për masën e sigurisë, duke lënë në fuqi masën e vendosur nga Apeli më 7 shkurt.

Dervish Hasi, mjeku kardiokirug i Sanatoriumit u akuzua se mbajti për rreth 2 vjet një të mitur 16 vjeçe si gruan e tij “të katërt”.

Ai do të qëndrojë në burg pa afat pasi akuzohet për veprat penale “trafikimit të të miturve” dhe “pornografisë”.

Ai bashkëjetonte me 3 gra edhe pse kishte vetëm një celebrim. Nga këto marrëdhënie ai kishte edhe fëmijë, ndërsa të miturën e prezantonte si gruan e tij të katërt./

Të ngjashme