Lajme
Kushtëzimi për KiE, Kasolli: Kurti ka vendosur që ta shndërrojë edhe këtë temë në agjendë elektorale
Demokracia
17:43 | 08 Maj 2024

Share:

Analisti Afrim Kasolli ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka treguar se rruga e Kosovës drejt KiE-së është kushtëzuar me dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese.

Ai ka bërë me dije se kryeministrin Kurti ka vendosur që ta shndërrojë edhe këtë temë në agjendë të brendshme elektorale.

“Kështu shihet qartë, se i pari i Qeverisë së Kosovës, ka vendosur që ta shndërroje edhe këtë temë në agjendë të brendshme elektorale, duke ekspozuar vetën lider që nuk bënë kompromise me demokracinë, se nuk pranon shantazhe dhe se nuk është fajtor që diplomatet e këtyre shteteve e kanë braktisur demokracinë. Prandaj, si një vetmitar do të shndërrohet në mbrojtësin heroik të saj si në Kosovë ashtu edhe ne Evropë. E tërë kjo dramë, nuk paraqet asgjë tjetër, pos një transformim të politikës së jashtme të shtetit në një lojë të brendshme elektorale për përfitime momentale”, ka shkruar ai në një opinion të shkruar për TV Arbëria.

Të ngjashme