Lajme
“Nexta” publikon planin rus për likuidimin e Zelenskyt
Demokracia
17:39 | 08 Maj 2024

Share:

Mediumi opozitar rus, Nexta, ka raportuar për një grup të nxitur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, që synonte t’i organizonte atentat presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në shkrimin e publikuar në rrjetin social X, Nexta raportoi një ditë më parë se Rusia kishte rekrutuar agjentë për të mbledhur dhe ofruar informacione sekrete mbi stafin e afërt me presidentin ukrainas.

Sipas një raporti të mediumit, rojet e Zelenskyt do të përcilleshin nga afër e koordinatat do t’i dërgoheshin Rusisë.

“Në koordinatat e shtëpisë ku duhej të ishte zyrtari ishte planifikuar të fillonte një sulm me raketa. Më pas ata do t’i sulmonin me dronë personat që kishin mbetur në vendin e goditjes. Pas kësaj, rusët kishin planifikuar të goditnin me një tjetër raketë për t’i shkatërruar gjurmët e dronit. Agjentët kështu po planifikonin të vrisnin edhe kreun e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Malyuk dhe kreun e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës, Budanov”, thuhet në raportin e siguruar nga Nexta, përcjell Koha.

Mediumi ka theksuar tutje se agjentë të tjerë ishin aktivizuar për të grumbulluar informacione inteligjente në territorin e Ukrainës, që supozohej të përdoreshin në planifikimin e pushtimit rus.

Autoritetet polake e kishin arrestuar një person në prill nën dyshimin se ishte i gatshëm për të spiunuar për inteligjencën ushtarake ruse. Kjo nuk është hera e parë që ishte raportuar për një planifikim për atentat ndaj Zelenskyt.

Të ngjashme