Sport
Roma fiton pa probleme ndaj Udineses – përforcon vendin e tretë
Demokracia
23:05 | 16 Prill 2023

Share:

Roma ka triumfuar me rezultat bindës (3-0) ndaj Udineses në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Giallorossët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar që nga minuta e parë mysafirët.

Ishte minuta e 37-të e takimit, kur Bryan Cristante dështoi nga pika e bardhë, mirëpo gabimin e tij e përmirësoi Edoardo Bove.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjetër dhe u humb një penallti nga Udinese.

Në minutën e 55-të. Lorenzo Pellegrimi e dyfishoi epërsinë e Romës, me një asistim të Andrea Belottit.

Kur ishte minuta e 69-të, Udinese e fitoi një penallti, por nga pika e bardhë dështoi Ricardo Pereyra.

Lojtarët e Jose Mourinhos nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe të tretin, tani përmes Tammy Abraham (90+1′), me asistimin nga Leonardo Spinazzola.

Pas javës së 30-të, Roma gjendet në vendin e tretë me 56 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të ketë punë me Atalantan.

Të ngjashme