Lajme
Revista franceze “Charlie Hebdo” me karikaturë skandaloze pas tërmeteve në Turqi
Demokracia
13:46 | 08 Shkurt 2023

Share:

Revista franceze “Charlie Hebdo” ka shkaktuar zemërim dhe reagime të ashpra pas publikimit të karikaturës skandaloze duke tallur Türkiye-n pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin të hënën, raporton Anadolu.

Karikatura e shpërndarë me titullin “karikatura e ditës” në Twitter, tregon ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara, një automjet të përmbysur dhe kodra rrënojash.

“Tërmet në Türkiye”, shkruhej në këndin e djathtë lart të karikaturës. “Nuk ishte as nevoja për të dërguar tanke”, shkruhej në fund.

Në rrjetet sociale ka pasur reagime të ashpra si dhe zhgënjim dhe zemërim ndaj postimit të neveritshëm.

“Charlie Hebdo” është një revistë satirike franceze e njohur gjithashtu për karikaturat e saj që fyen Profetin Muhamed.

Të paktën 10 mijë persona humbën jetën në 10 provinca të Türkiye-s pasi dy tërmete të fuqishme goditën pjesën jugore të vendit, tha sot një zyrtar nga Agjencia Turke e Fatkeqësive (AFAD).

Një tërmet i fuqishëm 7.7 ballë, epiqendra e të cilit u regjistrua në qarkun Pazarcık tronditi qarkun Kahramanmaraş dhe preku rëndë disa provinca, përfshirë Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Të ngjashme