Sport
Real Madridi ngec në “Bernabeu”, barazon me Gironën
Demokracia
18:13 | 30 Tetor 2022

Share:

Real Madridi nuk ka arkëtuar më shumë se një pikë në përballjen e xhiros së 12-të në La Liga kundër Gironës.

“Mbretërit” barazuan 1:1 me Gironën në stadiumin “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.

Heshtjen e golave e theu Vinicius Juniur në minutën e 70-të me golin e epërsisë për madrilenët.

Vetëm dhjetë minuta zgjati avantazhi i Los Blancos, pasi Stuani u tregua i saktë nga penalltia.

Real Madridi shënoi edhe në minutën e 88-të me anë të Rodrygos, por goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Kampionët në fuqi kanë 32 pikë në pozitën e parë. Girona ngritet në vendin e 16-të me 10 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme