Sport
PSG vihet në alarm, dalin detaje mbi klauzolën e lirimit të Rafael Leaos
Demokracia
08:21 | 06 Shkurt 2024

Share:

Tashmë është bërë e ditur se Paris Saint-Germain ka identifikuar yllin e Milanit, Rafael Leao, si objektivin kryesor të afatit veror, në rast se Kylian Mbappe vendos përfundimisht që të largohet.

Sipas raportimeve nga Franca, klauzola e lirimit të Leaos prej 175 milionë eurosh në kontratën e tij me Milanin, është e vlefshme për vetëm 10 ditë të afatit kalimtar veror, andaj PSG duhet të veprojë shpejt në rast se duan transferimin e tij.

Leao jo shumë kohë më parë ka nënshkruar një kontratë të re me “Rossonerët”, ku aty ishte përfshirë klauzola e lirimit, detajet e së cilës nuk ishin bërë të ditur asnjëherë deri më tash.

Sidoqoftë, Footmercato ka arritur të zbulojë se kjo klauzolë mund të paguhet në disa rata, diçka që do e lehtësonte procedurën e negociatave mes dy palëve.

Është bërë e ditur se ka një limit kohor dhe tashmë edhe detajet e kësaj klauzole janë bërë të ditura.

Raporti shton se periudha kohore e cila vlen për aktivizimin e klauzolës së portugezit është mes datave 5 korrik deri më 15 korrik.

Përveç PSG-së, interesim për Leaon ka edhe nga Liga Premier, ku vlen të theksohet interesimi i Chelseat dhe Liverpoolit.

Të ngjashme