Lajme
Ky është kushti i Jasharajt që të heqin dorë nga protesta e 1 majit
Demokracia
19:26 | 28 Prill 2024

Share:

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se nuk do të heqin dorë nga protesta e 1 majit (ditë e mërkurë) edhe nëse kanë thirrje për takim nga Qeveria apo ministria e Arsimit.

Jasharaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se, heqja dorë nga protesta mund të ndodhë vetëm nëse garantohet se do të fillohet me realizimin e kërkesave të tyre.

“Jo, nuk mjafton vetëm thirrja. Ne i kemi publikuar në ëeb-faqen tonë të gjitha kërkesat, sepse tani e sa kohë nuk kemi pas mundësi që ato t’i drejtojmë aty ku duhet. Por, nëse ka takime serioze dhe pala tjetër do të fillojë me dialogun e të garantojë realizmin e kërkesave atëherë do të shohim”, tha Jasharaj.

Pavarësisht kësaj, Jasharaj është skeptik se takimi me ministren Nagavci mund të ndodhë, teksa kritikoi qasjen e Qeverisë Kurti.

“Por, duke e parë situatënd dhe duke e njohur qasjen e kësaj Qeverie ndaj kërkesave tona, nuk pres ndonjë takim gjatë të hënës dhe të martës”, tha Jasharaj.

“Ne po bëhemi që protesta e 1 majit të jetë sa mirë e organizuar dhe alarmi i parë sepse në këtë protestë nuk e kemi ftuar anëtarësin, por vetëm udhëheqsitë sindikal”, përfundon ai

 

 

Të ngjashme