OpEd
Pse Kosovës si shtet i duhet deputetja shqiptare ne parlamentin kroat
Demokracia
11:10 | 25 Mars 2024

Share:

Shkruajnë: Komuniteti shqiptarë në Kroaci

Perpjekjet e shumta te disa  “shqiptareve” e qe jane prezence e rastesishme ne shoqerine kroate, edhe kesaj here po tentojne per ta shperndare voten e votuesit shqiptar ne Kroaci. Keshtu ndodhi edhe ne tre pale zgjedhje me pare, radhazi, ku çdo here deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Perlaskaj doli ngadhnjimtare.

Ajo i prezantoi dhe i prezanton te gjithe  shqiptaret dinjitetshim dhe me devotshmeri te pashoq ne Parlamentin kroat, sepse edukata e saj e paster shqiptare, synon qe te perceptohet shqiptari ne Kroaci ashtu sikurse e meriton!

Ajo shqiptarin nuk e sheh te si subjekt te asimiluar por si subjekt te integruar ne shoqerine kroate. Ajo, nuk deshiron nderrim identitar, qofte fetare apo nacional, por ajo synon shqiptarin ne Kroaci ta shoh si nje teresi nacionale.

Ajo i perfaqesoi te gjithe pa dallim, edhe ata qe nuk votuan per te, e te cilet e kishin vetem nje qellim; te bejne perçarje te trupit votues vetem per ta cua kandidatin joshqiptar (boshnjak)  per ti perfaqesua shqiptaret.

Ajo nuk eshte kunder pakicave qe i prezanton (boshnjaket, maqedonasit, malazezet dhe sllovenet) sepse me punen e vet e deshmoi kete deri tani, por, ajo eshte shqiptare dhe si e tille don te mbetet!

Deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Perlaskaj, edhe kesaj here i pirosit votuesit, se nuk ka kunderkandidat shqiptar, ajo i ka jo nje, por disa kunderkandidat boshnjak qe synojne dhe kan te vetmin qellim nepermes dhe me ndihmen e disa votuesve te mjere “shqiptar” ta çojne boshnjakun ne parlament.

I porosisim se kjo perpjekje e tyre nuk do tu kene sukses, sepse, shqiptaria dhe trupi votues shqiptar ne Kroaci e din se çka don, ai voton vetem shqip pa dallim feje dhe regjioni. Ai voton per deputeten tone me te cilen mburret shqiptaria, mburret Shqiperia, Kosova, shqiptaret e Maqedonise Veriore, dhe trojet etnike.

Deputetja znj. Ermina Lekaj Perlaskaj ndihmoi nepermes Kroacise dhe diplomacise se saj ku eshte pjese aktive ne parlamentin kroat:

– Kosoves, ne aplikim dhe tani antaresim ne Keshillin e Evropes,

– Shqiperise, ne proceset politike integruese evropiane si dhe

– Maqedonise se Veriut ne perpjekjet e saj per implementim te rrugetimit te shqiptareve ne barazine ne shtetin e Maqedonise Veriore.

Ne aspektin arsimor, ekonomik dhe shendetesor, qofte Shqiperise, qofte Kosoves qofte shqiptareve ne Maqedonine Veriore kjo deputete la gjurme te pashlyera, per te cilin gje, qeverite shqiptare, ato, e Shqiperise dhe Kosoves si dhe z Ali Ahmeti si perfaqesues legjitim i shqiptareve e mbeshtesin fuqishem znj Ermina Lekaj Perlaskaj ne keto zgjedhje.

Të ngjashme
OpEd • 23 Prill 2024