Lajme
Prokurorja kërkon dorëzimin e dosjeve më 15 shkurt, avokati i Salih Mustafës kritikon për mospërkthim në gjuhën shqipe
Demokracia
12:14 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes së ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në Hagë është duke u mbajtur konferenca për ecurinë e çështjes së ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, raporton Demorkacia.com.

Në fillim të kësaj konference,  prokurorja Cezary Michalczuk, i ka thënë gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, se presin që në shkurt të dorëzojnë materialet dhe dosjet paraprake që kanë mbetur pa u dorëzuar.

Provat e fundit që kemi dorëzuar janë bërë më 18 dhjetor 2020 dhe janë futur në sistem. Siç kemi thënë edhe në dhjetor prokuroria duhet ti drejtohet gjykatësit të procedurës paraprake në lidhje me disa materiale që mund të jenë lehtësuese për të marrë disa ndryshime dhe për të mbrojtur dëshmitarët. Siç kemi thënë edhe në dhjetor prokuroria duhet ti drejtohet gjykatësit të procedurës paraprake në lidhje me disa materiale që mund të jenë lehtësuese për të marrë disa ndryshime dhe për të mbrojtur dëshmitarët. Presim që në shkurt ë këtij vitit do të dorëzojmë dosjen paraprake së bashku me dosjet paraprake që kanë mbetur. Të gjitha këto do t’ju dorëzohen juve zotëri gjykatës”, theksoi Michalczuk, raporton Dmeorkacia.com.

Pas kësaj, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, e qartësoi deklaratën e prokurores, duke thënë se deri më 15 shkurt do të dorëzohen materialet.

Ju do ti përfundoni nxjerrjen e materialeve deri më 15 shkurt më së voni. Dhe dosja paraprake do të dorëzohet më 15 shkurt”, theksoi, Guillou.

Pas kësaj ka reaguar avokati i Salih Mustafës, Julius Von Boné, i cili tha se materialet nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe kjo po e vështirëson punën dhe klienti i tij ka vështirësi që të kuptojë.

E vetmja vështirësi është që shumica e materialit është në gjuhën angleze dhe nuk është e përkthyer në gjuhën shqipe dhe kjo e vështirëson punën e klientit tim që ta kuptojë atë”, theksoi avokati, Julius Von Boné, raporton Dmeorkacia.com.

Pas kësaj reagoi përsëri prokurorja, e cila theksoi se, me aq sa ajo është në dijeni të gjitha dokumentet janë dorëzuar në gjuhën angleze dhe atë shqipe.

Mirëpo përsëri reagoi avokati  Julius Von Boné, i cili kërkoi edhe seancë private për shkak të çështjes së sigurisë.

Seanca është duke vazhduar përsëri. /Demokracia.com/

Të ngjashme