Lajme
Pretendenti i përjetshëm për ministër të Shëndetësisë sulmon rëndë opozitën dhe gazetarët
Demokracia
14:00 | 09 Nëntor 2022

Share:

Deputeti dhe anëtari i Guxo, Haxhi Avdyli ka sulmuar ashpër gazetarët, analistët dhe politikanë të cilët sipas tij, po ia bartin hallin Serbisë.

Avdyli në shkrimin e tij në Facebook, ka thënë se po kërkohet që t’i dorëzohet sovraniteti i Kosovës Vuçiqit që është në panik.

“Kërkojnë të dorëzojmë sovranitetin e shtetit të fituar me gjak , para një Vuçiçi në panik, që kërkon që shteti ynë të zhbehet. Kërkojnë të dorëzohemi për do kauza të padrejta për do targa të qyteteve të Kosovës sikur të ishin qytete Serbe.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Në vitet 80’ta kërkonim asgjë më pak se Republikë.

Në vitet 90’ta kërkonim asgjë më pak se shtet.

Të rrahur, të burgosur, të përjashtuar, të vrarë e të zhdukur, por sbënim kompromis me qenjen tonë, me ekzistencën e identitetit dhe lirisë tonë.

Ishim të pushtuar, pa policë, pa ushtri pa aleatë e pa institucione shtetërore.

Por fatmirësisht skishim analistë defetist, e as gazetarë e politikanë që bartnin hallin e interesave të Serbisë, por ata luftonin bashkë me popullin për afirmimin e çështjes tonë të drejtë brenda e jashtë.

Ku ishim e çka po shohim sot?

Kërkojnë të dorëzojmë sovranitetin e shtetit të fituar me gjak , para një Vuçiçi në panik, që kërkon që shteti ynë të zhbehet. Kërkojnë të dorëzohemi për do kauza të padrejta për do targa të qyteteve të Kosovës sikur të ishin qytete Serbe.

Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme për super pakicën Serbe, por kompromiset tjera e zhbëjnë egzistencën e shtetit tonë.

Sot të gjithë duhet ti themi boll më pazareve për të ngopur apetitet e Vuçiqit, sado që telallët e tij në mes të Prishtinës do vazhdojnë të çirren në media e konferenca shtypi në mbrojtje të interesave Serbe.

Nuk e di kush janë këta? A janë bijtë e atyre idealistëve e qëndrestarëve apo gjaku ynë u bë ujë.

Akoma nuk po kuptoj se si dikush mund të hajë bukën e Kosovës e të bartë hallin e Serbisë…

Të ngjashme