Lajme
Gjuriçi zëvendëson Daçiçin në postin e kryediplomatit – Vulini i sanksionuar nga SHBA-ja rikthehet si zv.kryeministër
Demokracia
11:41 | 30 Prill 2024

Share:

Millosh Vuçeviç, mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, zbuloi të martën emrat e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandër Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) që nga korriku i vitit 2023.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa Marko Gjuriç, ish-ambasador i Serbisë në Uashington dhe ish-drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, do t’i bashkohet ekzekutivit serb si shef i diplomacisë.

Të ngjashme