Lajme
AKI pushtohet nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje – shumica nga ta gilangji
Demokracia
11:09 | 30 Prill 2024

Share:

Agjencia Kosovare e Inteligjencës zyrtarisht është bërë me ‘spiun’ të rinj, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë nënshkruar kontratat për punësimin e tyre në këtë institucion të lartë të sigurisë.

Kjo Agjenci, që në krye të së cilës është Petrit Ajeti, vitin e kaluar kishte shpallur konkrus për disa pozita.

Në mesin e të punësuarve – tashmë me letra në AKI – shumica nga të pranuarit janë militantë ose simpatizantë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e kanë thënë burime të sigurta të Periskopit.

“Dhjetëra nga ta, të cilët dje (e hënë 29 prill) kanë nënshkruar kontratat janë njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ky burim.

Por, përveç ndikimeve të shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti, që ‘rekrutët’ e rinj në këtë institucion të jenë nga regjioni nga vjen, aty është shkelur edhe ligji për AKI-në.

Bëhet fjalë për moshën e të pranuarve tashmë me letra në këtë institucion të lartë të sigurisë.

“Përveç që janë njerëz të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, mosha e tyre sillet nga 48 deri në 51 vjeç , e që ligji për pensionimin për agjentët e AKI’së e thotë se ata duhet të dalin në pension të parakohshëm në moshën 55 vjeçare”, ka thënë ky burim.

Në konkursin që ka zgjatur pothuajse për një vit, AKI kishte shpallur konkurs për pozitat si Inteligjencë, IT, Programim, Kibernetikë, Siguri fizike dhe Shërbime mbështetëse administrative.

Për konkursin në këtë institucion në komisionin parlamentar për mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte ftuar në raportim drejtori, Petrit Ajeti.

Të ngjashme