Lajme
Nuredin Abazi: Nuk ka pasur Gjykatë Ushtarake ndonjëherë në UÇK, as sot mbas 25 viteve nuk ka
Demokracia
10:51 | 30 Prill 2024

Share:

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë Nuredin Abazi, i cili deklaroi se nuk ka pasur Gjykatë Ushtarake gjatë kohës së luftës, kur ai ka shërbyer si këshilltar juridik në Zonën Operative të Pashtrikut.

Këtë deklarim, dëshmitari e bëri të martën në ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk ka pas ndonjëherë Gjykatë Ushtarake dhe as që është krijuar ndonjëherë ndonjë Gjykatë Ushtarake, sa e di unë. Gjykatë Ushtarake nuk ka pas kërkun në Kosovë pasi që për themelimin e një Gjykate Ushtarake, janë dashtë kushtet e veçanta të cilat atëherë na kanë munguar dhe kemi qenë të pazotë që ta krijojmë një gjykatë të tillë pasi ofensivat nuk na kanë lanë me e çu kokën. Nuk kemi mendu diçka rreth asaj përveçse me u mbrojtë dhe me marrë pjesë në aksione”, tha Abazi.

I njëjti shtoi se Gjykatë Ushtarake edhe sot nuk ka mbas 25 viteve paqe.

“Nuk jemi t’u mujtë me e themelu tani Gjykatën Ushtarake e lëre më atëherë në kushte të luftës. Prapë po e ceki, sa e di unë kurrë nuk kam ni për Gjykatë Ushtarake dhe as nuk ka pas Gjykatë Ushtarake”, tha dëshmitari.

Të ngjashme