Sport
Presidenti i Napolit refuzon tifozin për “selfie”, kishte veshur fanellën e Juventusit
Demokracia
17:53 | 11 Maj 2022

Share:

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis refuzoi të pozonte me një tifoz të ri futbolli, sepse ai kishte veshur një fanellë të Juventusit.

Ngjarja ndodhi teksa patroni mbërriti në takimin e Lega Serie A në zyrat e CONI, bëjnë të ditur mediat italiane të cilat kanë publikuar edhe pamjet, transmeton Demokracia.com.

Një adoleshent po priste që njerëz të ndryshëm të kalonin dhe të kërkonte selfie, por De Laurentiis nuk pranoi kërkesën e tij.

“Unë nuk jam Juve”, tha presidenti i Napolit ndërsa po largohej nga një tifoz i zhgënjyer.


Napoli aktualisht është në rrugën e duhur për të siguruar vendin e tretë në tabelën e Serie A, duke e lënë pas Juventusin.

Marrëdhëniet mes klubeve janë “krisur” kohë më parë./Demokracia.com/

Të ngjashme