Lajme
Policia jep detaje për arrestimin dhe më pas lirimin e Fjolla Morinës
Demokracia
19:45 | 04 Maj 2022

Share:

Këngëtarja Fjolla Morina u lirua më urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, pasi u arrestua sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka treguar në detaje për arrestimin e këngëtares Fjolla Morina dhe lirimin e saj më pas.

“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, ka thënë Hoxha për Demokracia.com.

Demokracia.com është mediumi i parë që ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e këngëtares Fjolla Morina. /Demokracia.com/

LAJMI I FUNDIT| Lirohet Fjolla Morina, nuk aprovohet ekstradimi i saj në Shqipëri

Të ngjashme